Sezoni veror/ Zbulohet letërporosia e Gledis Nanos për drejtorët e policisë, nga shtimi i masave te…

624395174ce57gledis Nano

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano ka urdhëruar marrjen e masave shtesë përgjatë muajit gusht, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Burime té besueshme bëjnë me dije se Drejtor Nano nëpërmjet një letërporosie ka kërkuar nga drejtoret vendore dhe te kufirit marrjen e menjlhershme të masave shtesë për sigurinë e pushuesve.

Nisur nga fluksi i lartë i turistëve, vizitorëve dhe bashkëkombasve tanë, që vijnë për të kaluar pushimet gjatë muajit gusht, në Shqipëri, si dhe në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me Jet ski dhe mjete të tjera lundruese, në afërsi të bovave dhe ndonjë rast brenda perimetrit të sigurisë, lind nevoja për marrjen e masave shtesë, konkretisht:

Të caktohen punonjës policie, kryesisht të Policisë Kriminale a të Rendit, për të patrulluar në vijën bregdetare, aty ku ka grumbullime masive të pushuesve dhe të filmojnë çdo rast të tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski”-të apo skafet, qoftë brenda perimetrit të sigurisë, ashtu edhe në afërsi të perimetrit të sigurisë.

Punonjësit e Policisë që janë me shërbim në plazhet e vendit të insktruktohen dhe të angazhohen në punë, si turni i parë ashtu edhe i dyti, për të patrulluar pandërprerë në vijën bregdetare dhe të evidentojnë çdo mjet lundrues që cënon sigurinë e jetës së pushuesve.

Qoftë punonjësit civilë, ashtu edhe punonjësit me biçikleta apo me patrullat e rendit, për çdo rast të konstatuar, filmimet t’ua dërgojnë menjëherë Policisë Kufitare, e cila të reagojë në kohë reale duke bllokuar mjetin dhe duke e ndëshkuar me masë administrative.

Policia Kufitare të rrisë patrullimet dhe të koordinojnë veprimet me Policinë vendore, për të parandaluar dhe për të reaguar në kohë ndaj këtyre shkeljeve që krijojnë imazh negativ për vendin, cënojnë efektivitetin e punës së Policisë dhe krijojnë frikë dhe panik tek pushuesit.

Në letërporosinë gjithashtu thuhet se Gledis Nano ka kërkuar rritje të prezencës policore përgjatë muajit gusht edhe në zonat turistike e malore.

Gjithashtu Drejtor Nano ka kërkuar monitorim intensiv të qarkullimit rrugor me mjetet inteligjente, radarët automatikë e dronët edukues me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Sezoni veror/ Zbulohet letërporosia e Gledis Nanos për drejtorët e policisë, nga shtimi i masave te…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook