Miliarderi Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez shijuan një darkë në Malibu të dielën, ndërsa festonin ditëlindjen e një shoku. Çifti u panë duke ngrënë me dy shokë në restorantin e famshme ‘Nobu’. Katërshja ishte ulur në oborrin e jashtëm, i cili ka pamje nga Oqeani Paqësor.
Bezos, 58 vjeç, dhe Sanchez, 52 vjeç, u panë duke ecur dorë për dore teksa hynin në restorantin japonez. Ajo që mori vëmendje ishte unaza e Sanchez në gishtin e fejesës, një unazë me gurë të rrethuar nga diamante. Këtë unazë ajo e ka mbajtur për gati një vit. Ajo gjithashtu më parë ngriti dyshime për fejesë verën e kaluar kur u pa me një unazë diamanti në formë zemre në prezantimin e ‘Blue Origin’. Megjithatë, çifti ende nuk ka zbuluar nëse ka plane për martesë.
Sanchez ishte veshur me një fustan jeshil me bust me printe fluturash dhe me pjesën e fundit asimetrike. Ajo e kombinoi fustanin me sandale të tejdukshme dhe një çantë të vogël kafe Hermès mini Birkin. Një Birkin është rreth 10,000 dollarë, por mund të arrijnë vlerën e 100,000 dollarë ose më shumë në varësi të stilit.
Flokët e gjata Sanchez i kishte lënë lëshuar teksa mbante vathë diamanti. Ajo kishte gjithashtu një byzylyk ari në kyçin e këmbës.
Nga ana tjetër, Bezos ishte veshur më ‘casual’ me një bluzë gri, pantallona të lehta bezhë dhe atlete të bardha. Ashtu si e dashura e tij, ai gjithashtu mbante syze. Sanchez bëri një selfie me shoqen e saj Laura gjatë darkës dhe më pas e postoi në Instagram për t’i uruar ditëlindjen.