Në komunikimin me faqen zyrtare të Federatës Europiane të Minifutbollit pas ndeshjes, për Shqipërinë u ndal Flamur Pjetërnikaj, i cili theksoi se Kombëtarja kuqezi beson te kualifikimi dhe se do të bëjë gjithçka për ta arritur atë në ndeshjen e paradites së sotme në orën 10:30 kundër Azerbajxhanit.
Ja si u shpreh Pjetërnikaj në prononcimin e tij menjëherë pas sfidës me rumunët:
“Ne provuam shanset tona ndaj Rumanisë, por nuk ia dolëm që të merrnim rezultat pozitiv.
Gjithsesi, nesër (sot) do të mundohemi që të fitojmë kundër Azerbajxhanit. Kemi shumë besim që do ta fitojmë ndeshjen e fundit dhe të tregojmë pse kemi ardhur këtu.
Shpresojmë që t’ia arrijmë qëllimit dhe ta sigurojmë kualifikimin për në raundin tjetër”, deklaroi Pjetërnikaj.
Kujtojmë se në raundin e dytë kualifikohen vendet e para dhe të dyta të secilit grup, si dhe katër vendet e treta më të mira.
Arena e Lajmit
Loading…