Kapet në Gjermani me 7.55 kg kokainë 26-vjeçari shqiptar, si e kishte fshehur “të bardhën” në vendin sekret brenda “BMW-së” luksoze

Net Foto Bundespolizei 7550 Gramm Kokain 696x397

Mediat gjermane kanë publikuar sot një arrestim të ndodhur më 30 qershor të këtij viti, ku në pranga ka rënë një 26-vjeçar nga Shqipëria.

I riu, i cili udhëtonte me një mjet tip “BMW 535 xDrive” në autostradën federale A 61, është ndaluar në kryqëzimin Breyell për një kontroll rutinë.

Në kuadër të kontrollit, oficerët zbuluan më pas një vendstrehim profesional që ishte krijuar posaçërisht për të fshehur lëndë narkotike në bagazhin e automjetit.

Pas kontrollit më të detajuar u gjetën dhe sekuestruan shtatë pako me gjithsej 7.55 kilogramë kokainë.

Më pas personi u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua zyrës së hetimit doganor Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike në tregun e rrugëve do të arrinte deri në 550 mijë euro.

Arena e Lajmit

 

Kapet në Gjermani me 7.55 kg kokainë 26-vjeçari shqiptar, si e kishte fshehur “të bardhën” në vendin sekret brenda “BMW-së” luksoze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook