Shkrumbohet shtëpia në Lezhë, lëndohet djali i Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar një zjarr i cili ka shkrumbuar një shtëpi në Pllanë të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa si pasojë e flakëve është lënduar djali i shtëpisë.
Në momentin e rënies se zjarrit në shtëpi ndodheshin 5 anëtaret e familjes të cilët po pushonin pasi një ditë më parë kishin martuar djalin. Kjo ka ndikuar edhe që flakët e zjarrit të kalojnë një kohë të gjatë pa u vënë re.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe ndërsa familja ka dalë jashtë, djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vete, është lënduar nga flakët.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë, por e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë shtëpinë, pasi flakët ishin përhapur në të gjithë banesën.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë shkëndija elektrike, pasi në zonë ka vazhdimisht luhatje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.