Zjarr në Poliçan, flakët shkrumbojnë dhjetëra rrënjë ullinj, dyshohet i qëllimshëm

B041b9d5 E561 498b A248 55040324f514 Copy

Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit.

Zjarri që mendohet të jetë i qëllimshëm është përhapur përgjatë aksit rural Fushë Peshtan-Karkanjoz, duke përfshirë edhe arat me të mbjella.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se mjetet zjarrfikëse të Poliçanit e kanë pasur të pamundur të shuajnë flakët dhe se kanë kërkuar ndihmën e e Repartit të Shpëtimit nga Zjarri Berat.

Tre mjete nga Berati janë nisur drejt Poliçanit dhe vetëm pak minuta më parë është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetra rrënjë ulliri dhe disa dynym tokë arë me të mbjella, ferra e shkurre.

 

Zjarr në Poliçan, flakët shkrumbojnë dhjetëra rrënjë ullinj, dyshohet i qëllimshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook