Spikerja e lajmeve të mëngjesit në Wisconsin njëkohësisht dhe ish-basketbollistja është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare, shkaku vetëvrasja.
Lajmi për vdekjen e prezantueses së WAOW, Neena Pacholke, la familjen dhe kolegët e saj të habitur, pasi dallohej si një person i hareshëm dhe i qeshur.
“Neena Pacholke, zëri jonë i dashur i mëngjesit ndërroi jetë papritmas të shtunën,” tha 9 WAOW në një deklaratë. “I gjithë ekipi këtu në Neës 9 është absolutisht i shkatërruar nga humbja siç e dimë se janë edhe shumë të tjerë.”
Pacholke, e cila u rrit në Tampa dhe luajti basketboll për Universitetin e Floridës Jugore, ishte e fejuar në prag të martesës, tha motra e saj e madhe Kaitlynn Pacholke për Tampa Bay Times.
“Ajo ishte solare dhe plotë jetë,” u shpreh Kaitlynn Pacholke. “Motra ime ishte deri tani personi më i lumtur që mendoja se njihja.”
Pacholke iu bashkua prezantimit të lajmeve si gazetare multimediale në maj 2017 dhe u promovua si spikere në shkurt 2019. Ajo u diplomua në Universitetin e Floridës Jugore.