Tragjedia në Himarë ku u vra 7-vjeçarja/ Zbulohet skandali në Sarandë, si lejohen mjetet lundruese të lëvizin pa leje duke rrezikuar edhe jetën (VIDEO)

Himare

Ngjarja e rëndë e ndodhur në plazhin Potamit, ku humbi jetën një vajzë 7 vjeçe, pasi i godit nga një gomone, ndërsa drejtohet nga Arjan Tresi, tronditi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë “News24” ka zbardhur të tjera detaje, se si lejohen mjetet lundruese të lëvizin pa leje dhe janë rrezik për jetën e pushuesve.

Burime të sigurta policore për News24 zbulojnë skandalin në Sarandë, ku në dijeni të plotë, Shefi i Kufirit dhe Emigracionit të Sarandës Florjan Mustafaraj i lejon këto mjete të lëvizin lirshëm edhe pa dokumentacionin përkatës që prej nisjes së sezonit turistik.

Burimet thonë që prej kohësh ka pasur denoncime nga qytetarët për rrezikun nga mjetet lundruese, madje ditët e fundit ka pasur ankesa dhe denoncime nga shumë qytetarë në policinë e Sarandës, por në dijeni të plotë këto mjete lejohen të lëvizin lirshëm, pa dokumentacionin përkatës dhe pa respektuar largësinë 300 metra nga bregu i detit.

Vetëm pas tragjedisë së sotme Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe dhe një javë më parë 2 motoskafe dhe më parë deri në fillimin e sezonit turistik nuk kishte marrë asnjë masë.

Arena e Lajmit

Tragjedia në Himarë ku u vra 7-vjeçarja/ Zbulohet skandali në Sarandë, si lejohen mjetet lundruese të lëvizin pa leje duke rrezikuar edhe jetën (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook