“Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë, rrobat e familjarëve ende mbi shezlong e plazhi krejtësisht i braktisur”, pamjet rrëqethëse një ditë pas tragjedisë në Himarë

297222507 10163902576694815 3481015463204392856 N

Pamje rrëqethëse vijnë sot nga plazhi i Potamit në Himarë, ku një ditë më parë një vogëlushe 7-vjeçare u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi i policisë, Arjan Tase.

Një kukull e vendosur pranë vendit ku e vogla ndërroi jetë, një lule dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong, plazhi i boshatisur… këto janë pamjet që të përplasen fort në shpirt një ditë pas tragjedisë.

Gazetarja Esmeralda Keta në një postim në Facebook, shkruan: Mëngjes i trishtë sot në Potam…

Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë

Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll

“Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë, rrobat e familjarëve ende mbi shezlong e plazhi krejtësisht i braktisur”, pamjet rrëqethëse një ditë pas tragjedisë në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook