Për herë të parë në skenë pas martesës së fshehtë, Rita Ora shkëlqen në Zvicër

Rita Ora dukej aspak mahnitës teksa doli në skenë në festivalin e ‘Zurich Open Air’.

Këngëtarja, 31 vjeçare, kishte veshur një ‘body’ me shkëlqim ngjyrë argjendi me prerje që nxirrnin në pah dekoltenë e saj. Fustani i ngushtë i Ritës ishte stolisur me thekë vezullues.

Ajo i kishte bërë flokët kaçurrela dhe mbante shumë unaza dhe byzylykë. Rita kishte vendosur buzëkuq rozë dhe penel me shkëlqim që i përshtatej veshjes së saj. Gjithashtu, ajo kishte veshur një palë çizme me taka të larta të mbuluara me shkëlqim.

Rita bëri një performancë energjike dhe ndezi skenën. Festivali filloi të martën, me artistë të tillë si Arctic Monkeys, Kings of Leon, Bastille, G-EAZY dhe David Guetta që të gjithë tashmë janë ngjitur në skenë. Ndërsa KYGO, Lewis Capaldi dhe Camelphat iu bashkuan Ritës për të performuar në ditën e fundit të festivalit.

Kjo performancë vjen pasi ylli u martua në fshehtësi me të dashurin e saj regjisor Taika Waititi në fillim të këtij muaji në një ceremoni private. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Për herë të parë në skenë pas martesës së fshehtë, Rita Ora shkëlqen në Zvicër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook