I dha fitoren e dytë Norvegjisë në Ligën e Kombeve, Haland flet për debatin me lojtarin suedez: Më quajti ku*v dhe më pas…

Norvegjia mori fitoren e dytë në Ligën e Kombeve në edicionin e tretë, ku mundi në transfertë Suedinë me shifrat 1-2, me Erling Haland që i shënoi të dyja golat për kombëtaren e tij.

haland

Gjatë sfidës, norvegjezi pati një debat me futbollistin e Suedisë, Aleksandër Miloseviç.

Në një intervistë pas sfidës, Haland tregoi se çfarë i tha suedezi sulmuesit: “Në fillim më quajti ku*v, gjë që unë jua garantoj që s’jam. Më pas më tha se do të më thyente këmbët, por unë shënova një minutë më pas”.

Mediat angleze nuk nguruan pas kësaj deklarate të Haland, duke i paralajmëruar mbrojtësit që luajnë në Premier Ligë që të kenë kujdes sezonin e ardhshëm.

Arena e Lajmit


Loading…

I dha fitoren e dytë Norvegjisë në Ligën e Kombeve, Haland flet për debatin me lojtarin suedez: Më quajti ku*v dhe më pas…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook