Mançester Siti dhe Liverpul kërkojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe duket se të dyja klubet angleze kanë të njëjtin objektiv.
Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar të Arsenal, Bukajo Saka, i cili orët e fundit përflitet për një largim nga “Topçinjtë”.
Guardiola dhe Klop duket se nuk kërkojnë t’i lënë hapësira njëri-tjetrit për t’u përforcuar këtë merkato, me spanjollin që duket më afër akordit me 20-vjeçarin.
Gjithsesi as Liverpuli nuk kërkon të dorëzohet nga kjo garë, duke e parë Sakën si të duhurin për të zëvendësuar Sadio Mane, i cili pritet të transferohet te Bajerni.
Arena e Lajmit
Loading…