Digjen 4 automjete në Shkodër, policia: E qëllimshme, zbulohet shënjestra

Zjarri

Digjen katër automjete në hyrje të Shkodrës në afërsi të daljes së By Passit. Mjetet ishin parkuar pas një pallati. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Djegia sipas policisë është e qëllimshme dhe dyshohet se autorët kanë pasur për qellim mjetin që kishte në përdorim shtetasi Gazmend Dushku, një “Audi A6” me targë AB 006 GD e cila është djegur plotësisht. (foto ilustruese)

Po ashtu duke qenë se ishin të parkuara afër janë djegur edhe tre mjete të tjera, një tjetër “Audi A6”, një automjet tip “Golf” dhe një “Opel”. Këto dy të fundit janë djegur pjesërisht. Policia në vend ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Digjen 4 automjete në Shkodër, policia: E qëllimshme, zbulohet shënjestra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook