Teuta e ka boshtin, ja “shtyllat” e ekipit për sezonin e ardhshëm

Teutës i janë larguar disa titullarë në këtë sezon, por me atë që kemi parë në fushë, skuadra e ka krijuar një lloj boshti, ku do të mbështetet në sezonet e ardhshme. Në çdo repart janë të paktën nga dy lojtarë, ku Teuta mund të “kapet” fort. Në mbrojtje, Blerim Kotobelli ka treguar se është një lojtar stabël dhe ofron garanci, teksa për Jazxhin nuk ka dyshime. Në mesfushë Ledio Beqja dhe Emiljano Vila janë të gatshëm të mbajnë peshën e këtij reparti, teksa në një të ardhme Beqja mund t’i sigurojë klubit të ardhura. Në sulm, Hebaj dhe Lorenco Vila janë dy lojtarët kyç dhe në sezonin e ri pritet të mbajnë më shumë peshë.

Teuta

Nëse Emiljano Vila është prej kohësh aty, të tjerët janë të rinj. “Djemtë e detit” janë duke analizuar në mënyrë të detajuar gjendjen e ekipit për të ndërmarrë vendimet e duhura këtë merkato vere. Një lajm i rëndësishëm për blutë dhe tifozët e tyre është se thelbi i skuadrës do të ruhet dhe pritet të ketë rinovime titullarësh. Teuta po kalon një momentet reflektimi në këto ditë. Sikur të mos mjaftonte pozicionimi në vendin e gjashtë, situata brenda skuadrës nuk është më e mira e mundshme. Mesfushori Akuah ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ndërkohë, me shumë mundësi Daci dhe Peposhi do të largohen për të vijuar aventurën te Kukësi. Të dy lojtarët do të paraqiten fillimisht në Kukës për fazën përgatitore, teksa më pas do të jetë stafi i verilindorëve, që do të vendosë nëse do të qëndrojnënë Kukës apo do të rikthehen teTeuta.

ISH-MBROJTËSI

BlagojaTodorovski, një lojtar me shumëtrofe në kabinetin e tij, pas tri vitesh te Teuta, ku fitoi dy Superkupa dhe nga një Kupë e kampionat, është ndarë me klubindurrsak. 36-vjeçari ka folur sëfundmi për “Sport Media” nëMaqedoninë e Veriut, ku katreguar se ka ndërruar mendjedhe nuk do ta lërë futbollin. Aishprehet se ka disa oferta.Shanset më të mëdha janë qëTodorovski të firmosë në Maqedoninë e Veriut.

“Kalova tri sezone të mrekullueshme në Durrës, te skuadra e Teutës. Nefituam gjithçka mundëm, portani është koha për t’u kthyernë shtëpi. Disa muaj më parëpo mendoja për t’u tërhequrnga futbolli i luajtur, por taninuk mendoj kështu. Ndihemshumë mirë dhe kur pashë klubet e shumta të interesuarapër mua, vendosa të luaj tëpaktën edhe gjashtë muaj apogjithë sezonin e ardhshëm. Jamnë kontakte me disa klube, dotë vendos javën e ardhshmepër ekipin ku do të vijoj karrierën. Shumë shpejt gjërat dotë jenë të qarta”, përfundoi mbrojtësi.

Arena e Lajmit


Loading…

Teuta e ka boshtin, ja “shtyllat” e ekipit për sezonin e ardhshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook