“Demat” kthejnë sytë nga talentet, 4 prej tyre gati për ekipin e parë të Partizanit

Talentet e akademisë do të jenë në vëmendje të Partizanit për sezonin e ardhshëm. Janë disa djem të rinj, të cilët luajnë me ekipin U-19 dhe U-21, që pritet të kenë shansin të luajnë me skuadrën e parë dhe të marrin minuta, e do t’i shërbejnë më së shumti për eksperiencë dhe për t’u rritur profesionalisht.

marku partizani

Katër prej tyre janë më të spikaturit deri më tani, teksa në vijimësinë e sezonit, mund të integrohen të tjerë talente. Paulo Buxhelaj është një nga të rinjtë më premtues të Partizanit. 19-vjeçari nga Saranda luan si mesfushor, por në këtë sezon është aktivizuar më së shumti si mbrojtës krahu, ku ka shkëlqyer. Ai është kapiteni i ekipit U-19, teksa pas ardhjes së Mehmetit është stërvitur disa herë me ekipin e parë. Henri Zuna është një tjetër i ri, i cili pritet të integrohet në ekipin e parë në sezonin e ardhshëm dhe të ketë hapësirën e duhur për të treguar cilësitë e tij.

PAOLO

19-vjeçari aktivizohet si mesfushor dhe shquhet për kontrollin e mirë të topit dhe pasimet e sakta. Ai është gjithashtu shumë luftarak në duele. Ndërkohë, sa për sulmin, Klevis Dragaj dhe Xhafer Hodo konsiderohen si të rinj me të ardhme të madhe. Dy 19-vjeçarët kanë bërë paraqitje shumë të mira tek ekipet “zinxhir”, teksa Mehmeti i ka dhuruar këtë sezon edhe shijen e debutimit me ekipin e parë.

KLEVIS

Dragaj zbriti dy herë në fushë, ndërsa Hodo vetëm në ndeshjen e fundit të Kategorisë Superiore ndaj Laçit. Hodo është produkt i akademisë “Football Republic”, e drejtuar nga Redi Jupi, ndërsa Dragaj ka ardhur nga Shkëndija e Shkodrës. Ata vlerësohen si ndër më të mirët e moshës së tyre në repartin e sulmit.

Arena e Lajmit


Loading…

“Demat” kthejnë sytë nga talentet, 4 prej tyre gati për ekipin e parë të Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook