“Kemi informacion se po bllokohen qytetarët të vijnë në protestë”, paralajmëron Flamur Noka: Do mbajnë përgjegjësi, ata që…

Muli31

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, paralajmëroi në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, se kushdo që do të tentojë të provokojë apo shantazhojë protestuesit, ditën e nesërme, do të mbajë përgjegjësi.

Noka tha në studio se ka informacione se po bllokohen qytetarët që të vijnë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës. Lidhur me këtë, Noka iu drejtua me një thirrje të fortë drejtuesve të policisë dhe ministrit të Brendshëm, që të mos pengojnë qytetarët, pasi do të përballen me përgjegjësi.

“Ka informacione se po bllokohen qytetarët për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje drejtorit të policisë dhe ministrit që në mënyrë absolute të lejojnë qytetarët të vijnë, të bëjnë detyrën përballë ligjit dhe jo përballë regjimit. Ne monitorojmë, ne do të ndjekim nga afër çdo gjë. Çdokush që do të bëjë qoftë edhe përpjekjen më të vogël për të provokuar, do të mbajë përgjegjësi. Që do të thotë, çdokush që do të përpiqet të pengojë, të frenojë e shantazhojë protestuesit, do të ketë përgjigjen e PD dhe të Fondit për Shpëtimin e Shqipërisë”, u shpreh Flamur Noka.

Arena e Lajmit

“Kemi informacion se po bllokohen qytetarët të vijnë në protestë”, paralajmëron Flamur Noka: Do mbajnë përgjegjësi, ata që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook