Fillon ‘Festivali i Filmit në Venecia’ (FOTO)

Ndërsa një tjetër skaf shkon drejt hotelit të famshëm ‘Excelsior’ të Venecias, fotografët bërtasin me zë të lartë dhe ndezin blicat. Fansat mblidhen në urën e mësipërme, për të parë se cili nga yjet botërore do të marrë pjesë.

Pas tyre, varen postera për disa nga filmat e mëdhenj që do të shfaqen gjatë dy javëve të ardhshme në ‘Festivalin e Filmit të Venecias’ të këtij viti. Midis tyre janë edhe Harry Styles dhe Florence Pugh, me filmin e tyre ‘Don’t Worry Darling’ me regji të Olivia Wilde. Të tre janë planifikuar të mbërrijnë në Lido javën e ardhshme.

Më tej përgjatë rrugës është ‘Sala Grande’, ku zhvillohen premierat e tapetit të kuq. Muri që u ngrit këto dy vitet e fundit, një masë sigurie ndaj Covid-it për të parandaluar grumbullimin masiv të njerëzve, është shembur. Mesazhi është i qartë: ‘Festivali i Venecias’ është rikthyer.

Rocio Munoz Morales, prezantuesja e Festivalit të 79-të të Filmit në Venecia, pozon në Lido në fillim të festimeve 10-ditore.
Julianne Moore merr pjesë në darkën ‘Cinecittà And Academy Of Motion Picture, Arts & Science Dinner’ , në ditën e parë të Festivalit të 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia
Regjisorja Greta Gerwig pozon në ditën e parë të Festivalit të 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia
Regjisorët Noah Baumbach dhe Greta Gerwig marrin pjesë në darkën “Cinecittà And Academy of Motion Picture, Arts & Sciences” në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia
Brigid Coulter dhe Don Cheadle marrin pjesë në darkën “Cinecittà And Academy of Motion Picture, Arts & Sciences” në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia
Jodie Turner-Smith pozon para darkës “Cinecittà And Academy Of Motion Picture, Arts & Sciences” në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia
Don Cheadle pozon me Julianne Moore në darkën “Cinecittà And Academy of Motion Picture, Arts & Sciences” përpara Festivalit të 70-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia
Tessa Thompson merr pjesë në koktejin “Cinema Danieli – An Unforgettable Story” organizuar nga Variety përpara Festivalit të 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia

Burimi: Page Six

Fillon ‘Festivali i Filmit në Venecia’ (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook