Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski.
Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.
Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.
Postimi i Taulant Ballës:
🇦🇱🤝🇧🇬
Kuvendi i Shqipërisë📍➖Prita sot në një takim Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.
Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.