“Aromë” rinovimesh te klubi i Kristal Palasit.
Skuadra londineze kërkon ruajtjen e boshtit të skuadrës, ku sot ka zyrtarizuar “poker” rinovimesh.
Me Kristal Palasin kanë vijuar bashkëpunimin deri vitin e ardhshëm deri më 30 qershor 2023, Zhordan Aju, Nataniel Klajn, Xhejms MekArtur dhe Xhejms Tomkins.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kristal Palasit me anë të një komunikate në sajtin e saj.
Klubi nga Londra e përfundoi sezonin në Premier Ligë në vendin e 12 duke grumbulluar 48 pikë, ku në 38 ndeshjet e zhvilluara koleksionoi 11 fitore, 15 barazime dhe 12 humbje me një golavarazh, 50-46.
Good morning, Palace fans 🙌
Contract extensions: ✅#CPFC
— Crystal Palace F.C. (@CPFC) June 8, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…