Granit Xhaka reagon për abuzimin ndaj 11-vjeçares: Kosova e di më mirë se çfarë dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë. Ai ka publikuar një status në Instagram ku shkruan se është i tronditur nga ngjarja e rëndë.

Ylli i Arsenalit shkruan se Kosova në 1999 ka pësuar dhunimin më të madh në Europë të fëmijëve dhe grave dhe se e di më së miri se çfarë dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, aq më pak fëmijën.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirën. Duhet të mbizotërojë ligji sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka pësuar dhunimin më të madh në Europë të fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çfarë dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, aq më pak fëmijën. Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Shpreh mbështetjen time të pakufijshme për familjen dhe vajzën e dhunuar. Autorët të dënohen që mos të kemi më raste të tilla.”-shkruan Graniti.

Më herët ditën e sotme reagoi këngëtarja me famë botërore Dua Lipa. Ylli i popit ka zgjedhur rrjetin social ‘Instagram’ për të reaguar në lidhje me ngjarjen makabër. Dua Lipa ndau me miliona ndjekësit e saj një foto të shkrepur nga protesta e mbajtur ditën e djeshme (31 gusht), kundër dhunës dhe abuzimit seksual ndaj grave.

“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura”, thuhet në disa prej pankartave që protestueset mbajnë në dorë në foton e publikuar nga Dua Lipa.

Rasti i 11-vjeçares, e cila u përdhunua nga 5 meshkuj për disa orë me radhë, ka nxitur reagimet e shumë personazheve publikë shqiptarë. Vip-at ishin gjithashtu pjesëmarrës në protestat e mbajtura në Prishtinë dhe në Tiranë.

Kujtojmë se pasditen e djeshme edhe mamaja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, Vera Ora, bëri një reagim të gjatë në profilin e saj në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, Vera Ora shprehet se ky është një akt që duhet të dënohet ashpër, ndërsa ngre dhe disa pyetje të rëndësishme. Më tej Ora shprehet se sipas saj ky grup prej 5 personash që kanë abuzuar me 11-vjeçaren, mund të jetë i drejtuar nga një lider psikopat, për të cilin duhet të kryhen hetime. Sipas saj ky mund të jetë një sulm i organizuar me ndonjë apo me ndonjë qëllim, me ndonjë hakmarrje që mund të këtë ndonjë prapavijë(KLIKO).

Granit Xhaka reagon për abuzimin ndaj 11-vjeçares: Kosova e di më mirë se çfarë dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook