Aleksis Sançez dëshiron ta lërë Interin, një vit para përfundimit të kontratës dhe është në kërkim të një klubi. Pas ofertave të Sevijas e Gallatasarait, vetë Sançez i është ofruar Barcelonës.
Duke parë interesimin e katalanasve në janar, sulmuesi mendoi se mund të ishte një opsion i favorshëm për klubin, por ka qenë Ksavi ai që ka refuzuar rikthimin e kilianit te Barça.
Trajneri blaugran është në kërkim të lojtarëve cilësorë dhe me personalitet, por në moshën 34-vjeçare edhe pse mund t’i sigurojë këto, Sançez nuk është një investim afatgjatë dhe me interes për spanjollët.
Arena e Lajmit
Loading…