Një nga lojtarët, që pritet të largohet nga Vllaznia në këtë verë është Mevlan Adili.
Mbrojtësi i qendrës, pas dy sezonesh fantastike në Shkodër, duket se është pranë transferimit në një ligë më të pasur se jona.
Me të mbaruar kampionati, drejtuesit e klubit shkodran i kanë ofruar menjëherë rinovimin shqiptarit të Maqedonisë e Veriut, por vetë Adili ende nuk është i qartë, pasi dëshiron shumë ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.
Nga ajo që gazeta ka arritur të mësojë, Adili është drejt transferimit në Arabinë Saudite.
Qendërmbrojtësi i njohur i Vllaznisë shkëlqeu në finalen e Kupës së Shqipërisë, të cilën Vllaznia e fitoi 2-1 kundër Laçit.
Nga sa mësohet qendërmbrojtësi i ka pëlqyer shumë një skuadre nga vendi i njohur i Lindjes së Mesme, teksa për momentin nuk bëhet i ditur emri i skuadrës.
Mësohet se trajneri i këtij ekipi ka qenë prezent duke ndjekur nga shkallët e “Air Albania” finalen e Kupës së Shqipërisë.
ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit
Loading…