VIDEOLAJM/ Protesta për Jonadën 7-vjeçare zhvendoset para Kryeministrisë, policia kapet e papërgatitur pa kordon sigurie

Cadaea26 F790 4be7 A5a7 76e1c9e94f44

Protestuesit që marrin në pjesë në tubimin për tragjedinë e ndodhur në Potam , ku Jonada 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase, janë zhvendosur nga ministria e Brendshme, para godinës së Kryeministrisë.

Gazetari Osman Stafa raporton se policia është kapur e papërgatitur nga kjo lëvizje e turmës, pasi ishte parashikuar që protesta do të mbyllej në pedonalen “Murat Toptani.

Përreth godinës së kryeministrisë ndodhen aktualisht vetëm 20-30 efektivë policie, por nga ana e protestuesve nuk ka pasur sulme ndaj godinës, por janë ndezur qirinj në shkallët e saj.

Në mesin e tyre gjendet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

VIDEOLAJM/ Protesta për Jonadën 7-vjeçare zhvendoset para Kryeministrisë, policia kapet e papërgatitur pa kordon sigurie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook