Sadio Mane duket gjithmonë e më pranë një largimi nga Liverpuli me senegalezin që pritet të transferohet te Bajerni. “The Reds” duket se nuk kanë humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij teksa kanë vendosur në shënjestër sulmuesin e talentuar të Benfikës, Darvin Nunjez.
Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, Liverpuli duket të jetë gati të ofrojë një shifër prej 100 milionë eurosh për transferimin e 22-vjeçarit në Angli, i cili do të formonte treshen e sulmit për sezonin e ardhshëm së bashku me Salah dhe Luis Diaz.
Skuadra e Jurgen Klop nuk është e vetme në garën për firmën e uruguaianit pasi dhe Mançester Junajtid dhe Bajerni kanë shprehur prej kohësh interesimin e tyre për sulmuesin.
Arena e Lajmit
Loading…