ZYRTARE/ Tjetër firo te Partizani, mesfushori i jep lamtumirën “demave” pas katër vitesh

Tjetër largim nga radhët e Partizanit, Kristi Kote i ka dhënë lamtumirë “demave” pas katër vitesh.

kristi kote

Mesfushori i cili nuk gjeti hapësirat e nevojshme te të kuqtë ka shpallur “divorcin” me kryeqytetasit me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke falënderuar të gjithë për këto katër vite të tij me Partizanin:

“Pas 4 vitesh aventurës sime me ekipin e Partizanit i ka ardhur fundi.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, trajnerët me të cilët kam punuar, gjithë shokët e ekipit dhe në veçanti Ultrasit Guerrlis të cilët na kanë mbështetur në çdo moment.

I uroj shumë suksese klubit FK Partizani”, ishte postimi i 23-vjeçarit korçar.

286741373_807834773936523_7563475357023190305_n

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Tjetër firo te Partizani, mesfushori i jep lamtumirën “demave” pas katër vitesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook