Pritje dhe qetësi, italianët ngrenë në qiell paraqitjen e portierit shqiptar. Ja si Berisha bindi Torinon

Ka bindur në hesh tje, me një thjeshtë si që në një pikë të sezonit është shfaqur me një kualitet të jashtëzakonshëm dhe efikas, duke mbajtur mbi supe një përgjegjësi në një fazë delikate, pas rënies së rendimentit në dimër të kolegut të tij Milinkoviç. Kështu e nis e famshmja “Gazzetta dello Sport” specialen për portierin e Kombëtares shqiptare Etrit Berisha.

ETRIT BERISHA

Ai është gati të rikonfirmohet, dhe për të ka një promovim nga ekipi. Juriç e ka vlerësuar aq shumë, sa në klub nuk kanë kaluar pa u vënë re cilësitë e tij, performanca dhe një lider në dhomat e zhveshjes. Reflektimet për të ardhmen e portës të shtyjnë në drejtimin që sezonin e ardhshëm, “granatat” të nisin me Berishën mes shtyllave. Ka edhe një muaj kohë, nga nisja e fazës përgatitore që do të zhvillohet në Austri, por skenari që po merr formë është ai i një sezoni me numrin 1 të Kombëtares shqiptare, që do të thirret për të mbajtur rolin e protagonistit. Përgjegjësia do të jetë fjala kyç. Dhe ai e ka demonstruar që nuk vuan, që nuk tërhiqet, dhe është gati për t’i pranuar të gjitha sfidat, siç ka bërë në fazën e dytë të sezonit të fundit në Serinë A.

EKSPERIENCA

70 paraqitje mbi shpatulla me Shqipërinë e bëjnë atë një portier me profil ndërkombëtar. Për të ka folur shpesh ish-torinezi Xhani de Biazi, drejtuesi i stolit të Shqipërisë në mrekullinë e “Euro 2016”, ku Berisha ka qenë titullar. Ata që mendojnë për shkallën e eksperiencës mund të shohin 149 paraqitje në Serinë A, të ndara në disa ekipe si Lacio, Atalanta, një sezon me Spalin dhe së fundmi me Torinon. Ja përse, që këtu duhet të kuptojmë se si Berisha ndërtoi një raport besimi me Juriçin, me stafin dhe klubin. Zbarkoi në Torino korrikun e kaluar, javën e parë për saktësi dhe do të ishte alternativë e sigurt nëse Milinkoviç do të çedonte.

BESIMI

Ne realitet, Berisha i ka kaluar pritshmëritë dhe ka shkuar më shumë se një portier alternativ. Juriç e aktivizoi herën e parë në Bolonjë, në mars, për shkak të një dëmtimi të Milinkoviçit që kaloi një periudhë të errët prej dy muajsh. Pastaj ka mbajtur mbi shpinë edhe nëntë ndeshje të tjera si titullar, deri në fund të kampionatit kundër Romës: Praktikisht, faza e dytë ka qenë e tij. Ai i luan të gjitha shkëlqyer, përveç në fillim të majit kundër Empolit, që nuk ndikoi në rezultat sepse Torino fitoi 3- 1. Në Salerno dhe në Verona vesh doreza boksi, me Interin dhe Milanin nga më të mirët në fushë, kundër Napolit i pret penalltinë Insinjes. Në përgjithësi sjell qetësi në mbrojtje dhe shpesh meriton edhe duartrokitjet e tifozëve.

STRATEGJIA

Tani orientimi i përgjithshëm na shtyn ta imagjinojmë si protagonist që në ditën e parë të kampionatit në vitin e dytë me Juriçin. Berisha është ngjitur në hierarki, i nderuar edhe nga një flamur i Torinos si Roberto Kravero, në intervistën e pak ditëve më parë në këtë gazetë: “Për të dy portierët ka qenë e vështirë të mbledhin trashëgiminë që ka lënë Sirigu, por Milinkoviç ka bërë mirë në fazën e parë dhe Berisha në fazën e dytë. E ardhmja e Milinkoviçit? Do të vendoset nga mundësitë që do të hapen në merkaton e tanishme.

STATISTIKA:

56776

Arena e Lajmit


Loading…

Pritje dhe qetësi, italianët ngrenë në qiell paraqitjen e portierit shqiptar. Ja si Berisha bindi Torinon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook