Lacio është ekipi i zemrës, por presidenti Lotito nuk ka ndër mend t’i ofrojë më shumë se 2.8 milionë euro në sezon. Alesio Romanjoli qëndron në pritje që shuma të prekë 3 milionët, por kjo duket e vështirë.
Me kontratën me Milanin që i skadon në fund të muajit, mbrojtësi është i lirë të akordohet falas me çdo skuadër që dëshiron. Në orët e fundit raportohet se në bisedime për ta punësuar është përfshirë edhe Monza.
Sigurisht, pretendimet ekonomike të kapitenit të “Djallit” janë përtej mundësive të klubit të sapongjitur në Serinë A, megjithatë në “fushë” ka zbritur Adriano Galiani. Me Romanjolin, administratori i Monzës me në supe 30 vitet e përvojës milaniste do të tentojë një tjetër goditje nga ato që e kanë bërë të famshëm.
Arena e Lajmit
Loading…