Transferimet nga Londra në Madrid janë bërë të modës, quajeni Reali “made in Çelsi”

Para se Roman Abramoviç – tashmë një ish – të merrte drejtimin e Çelsit, klubi londinez ishte një emër gati i panjohur në futbollin europian. Por tashmë “Blutë” e Londrës trashëgojnë 2 tituj europianë nën drejtimin e rusit, duke përfshirë dhe një rivalitet në rritje me klubet spanjolle. Fillimisht ishin ndeshjet epike me Barcelonën, për të kaluar më pas tek ato me Realin. Në sezonin 2020- 2021 kur Çelsi fitonte titullin e dytë në Champions kalonte Realin në gjysmëfinale.

REAL MADRID 1

Në sezonin që u mbyll Reali i ktheu reston, duke e eliminuar në çerekfinale për të shkuar më pas të fitojë titullin numër 14 në Europë. E ndërsa përplasjet e tyre në fushë janë të kohëve të fundit, të njëjta janë edhe marrëdhëniet e tyre në merkato. I fundit lojtar i Çelsit që iu përgjigj thirrjes nga Madridi duke refuzuar ofertën për të qëndruar në Londër ishte mbrojtësi Antonio Rydiger. Pas një karriere të furishme që e kaloi nëpër akademi të shumta, Londra ka qenë vendi ku ai ka kaluar periudhën më të gjatë të karrierës së tij.

Me Çelsin ai arriti të fitonte Ligën e Europës dhe më pas Ligën e Kampioneve. Vetëm pak ditë më parë, ai vendosi të largohej nga Çelsi për t’iu bashkuar Realit të Madridit në Spanjë. Në Madrid ai nuk do të jetë “vetëm”, pasi do të gjejë dhe shokë të tjerë me të cilët ka ndarë dhomën kur ishin së bashku te Çelsi. Në Madrid ai do të bashkohet me Eden Hazardin dhe Tibo Kurtuanë. Njëri është tashmë një yll në Madrid pas një viti të parë të vështirë (Kurtua), tjetri erdhi si një yll, por ende është larg të qenitlojtari që njohim të gjithë që nga koha kur aktivizohej me Çelsin (Hazard). Këta nuk janë lojtarët e vetëm që Reali dhe Çelsi kanë shkëmbyer mes tyre.

Dy klubet kanë shkëmbyer lojtarë që nga Zheremi dhe Makelele që u larguan nga Madridi në verën e vitit 2003 për t’iu bashkuar Çelsit. I pari që bëri rrugën Londër-Madrid ishte Arjen Robben. Në sezonin 2007-‘08, holandezi mbërriti nga Çelsi te Reali, por dëmtimet kushtëzuan karrierën e tij në Madrid. Dy bastet e ardhshme ishin personale të Zhoze Murinjos, i cili thirri në Madrid në vitin 2010, Rikardo Karvajon dhe Mikael Esien. Ndërkohë që historia e lëvizjeve mes dy klubeve ka vijuar dhe më vonë, kryesisht në aksin e kundërt, nga Madridi në Londër.

TRANSFERIMET MES DY KLUBEVE:

757565767

Arena e Lajmit


Loading…

Transferimet nga Londra në Madrid janë bërë të modës, quajeni Reali “made in Çelsi”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook