Kokainë, armë pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona në Vlorë, procedohen në gjendje të lirë edhe tre të tjerë

Policia

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. D., 20 vjeç dhe N. M., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit K. D., u gjetën dhe u sekuestruan 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat dyshohet se ia ka blerë shtetasit N. M.

Sakaq njoftohet se ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. V., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë sportive që e posedonte pa leje.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 46 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, pas orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në Sarandë.

Në gjendje të lirë ka nisur procedimi penal edhe për shtetasin J.  R., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin N. Sh., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Po nga nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. O., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Arena e Lajmit

Kokainë, armë pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona në Vlorë, procedohen në gjendje të lirë edhe tre të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook