Detaje të reja nga vrasja e 60-vjeçarit Ilir Kapo në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave.
Viktima dhe autori Olgert Dhimitri, 37 vjeç, banor të së njëjtës lagje ishin duke konsumuar alkool në lokal dhe më pas kanë filluar konfliktin me fjalë.
Burime bëjnë me dije se sherri mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin.
Pas sherrit verbal ata kanë dalë jashtë dhe 37-vjeçari e ka goditur me thikë të moshuarin. Autori sipas burimeve ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.