Tuhel takon pronarin e Çelsit për të marrë vendimin, e ardhmja e Lukakut varet nga…

Rikthimi i Romelu Lukakut në huazim tek Interi kalon drejtpërdrejt nga takimi i Tomas Tuhelit me pronarin e ri të Çelsit, Tod Behli. Mes ditës së sotme ose të nesërme, trajneri gjerman do të zhvillojë videokonferencën e tij të parë me amerikanin për të biseduar mbi strategjitë që do të ndjekin londinezin në këtë dritare transferimesh.

tucel lukaku

Përballja pritet të përcaktojë shumë nga fatet e lojtarëve të klubit anglez dhe mbi të gjitha atë të Romelu Lukakut, blerjes më të shtrenjtë të tyre në verën që lamë pas. E gjitha varet nga ajo që do të shprehë Tuhel, që nëse jep miratimin për largimin e 29- vjeçarit do t’i hapë rrugë nisjes së bisedimeve për huazimin, që gjithsesi pritet të ketë shifra të majme.

Nga kjo buron edhe optimizmi i Lukakut për t’u riveshur zikaltër, pasi marrëdhënia e keqe e tij me trajnerin, më në fund duket se do të shërbejë për diçka.

Arena e Lajmit


Loading…

Tuhel takon pronarin e Çelsit për të marrë vendimin, e ardhmja e Lukakut varet nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook