“Kukuvajkë që ndjell vdekje”, Manja ironi me Mziun: Siç keni lënë PD në bixhoz, doni të lini dhe Shqipërinë, tre shtatat…

Manjaa

Ministri Ulsi Manja, i është përgjigjur deputetit demokrat Xhelal Mziu nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Ai e quajti deputetin kukuvajkë që ndjell zi dhe vdekje, duke qenë se e quajti rrugën e Arbrit si aks që merr jetën e të rinjve.

“Si dibran jam i bindur se çdo dibran distanciohet nga fjalori i Mziut.
E keni humbur të drejtën të përfaqësoni këta qytetarë sepse edhe kur ju dha e drejta të përfaqësoni ata, me 6 mars populli i Dibrës ju dha

5600 vota kundër, por qeveria Rama ju dha një komoditet se vinit në Dibër 6 herë në ditë.
na bërë edhe një dëm atje, se duke ardhur 7 herë në ditë u mësove të hash lokaleve të Dibrës siç ishte mësuar në Kamëz si Be.

Qeveria Rama dhe kolegen që kam në krah Dibra ka fat ti ketë.
Jo vetëm rrugën e Arbrit, por do të shohësh një ndryshim thelbësor, në Mat, Dibër, Peshkopi etj.

Këto kam për ty dhe gjithë kukuvajkat e tjera se ju kërkoni që me 3 shtata siç keni lënë në bixhoz PD të lini edhe Shqipërinë.
Zonja Çupi mos bërtit. Qetësohu rri aty e kam me Xhelalin. Një njeri që i këndon vetëm vdekjes kukuvajkë është. Një njeri që ndjell zi ashtu quhet”, tha ai.

“Kukuvajkë që ndjell vdekje”, Manja ironi me Mziun: Siç keni lënë PD në bixhoz, doni të lini dhe Shqipërinë, tre shtatat…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook