Tirana mund ta humbasë në fund të sezonit, sirena arabe vijnë për bomberin bardheblu

Redon Xhixha mund të vazhdojë aventurën në Arabi ose Katar. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga bardheblutë. Sulmuesi është në qendër të vëmendjes së menaxherëve dhe një nga ata që kërkohet nga shumë skuadra.

redon xhixha

Mësohet se skuadra nga Lindja kanë kërkuar shërbimet e futbollistit dhe janë të gatshme që të paguajnë për lojtarin. Gjithsesi, skuadrat arabe apo nga Katari nuk janë të vetmet që kërkojnë sulmuesin. Edhe klube të tjera duan shërbimet e shqiptarit.

KARTONI – Skuadrat arabe në këtë moment mund të paguajnë shumën që kërkon Tirana. Në fakt, bardheblutë kanë vënë një çmim dysheme dhe pa e paguar atë çmim nuk mund të largohet nga Tirana. Vlera e Xhixhës në “transfermarkt” është 425 mijë euro.

STATISTIKAT – Redon Xhixha ka luajtur 29 takime këtë sezon me fanellën e Tiranës. Sulmuesi ka shënuar 17 gola, 13 në kampionat dhe katër në Kupën e Shqipërisë. Ka dhënë gjashtë asiste në kampionat, ndërsa një gol e shënon çdo 123 minuta. Në fushë ka qëndruar gjithsej 2088 minuta. Një mesatare goxha e mirë për një sulmues që është ende 23 vjeç.

E KALUARA – Tirana nga ana e saj ka qenë gjithmonë nga ato skuadra që ka shitur lojtarë sezonet e fundit. Për shembull, Muçi u shit për 500 mijë euro, Çelhaka për 250 mijë apo Kobina për 150 mijë euro. Bardheblutë kanë kërkesa edhe për lojtarë të tjerë si Seferi, Totre, Hoxhallari apo edhe Ismajlgeci.

Me shumë mundësi në fund të aventurës europiane skuadra do të ribëhet nga e para. Kujtojmë se Tirana këtë sezon ndryshoi fytyrën, teksa afroi shumë lojtarë të rinj, që nga mbrojtja e deri në sulm. Një gjë të tillë mund ta bëjë edhe këtë sezon.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Tirana mund ta humbasë në fund të sezonit, sirena arabe vijnë për bomberin bardheblu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook