“Zyrtarët po e zgjasin shumë dorën te xhepat e qytetarëve”, Shehi: Qeveria s’e sheh, por po të ishte drejtësia më e mirë do ishin në burg

Dash

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se po justifikon gabimet në udhëheqjen e vendit, duke u kapur pas veprave të qeverisë së ish-kryeministri Berisha, e cila është shkarkuar nga populli me votë.

Shehi konstatoi se se shumë persona ndodhen sot pas hekurave për shkak të abuzimeve, por theksoi se në rast se do të kishim një sistem drejtësie më të mirë do të kishte akoma më shumë të arrestuar.

“Çdo investim publik ka mbrapa një hije dyshimi shumë të madhe. Nuk mund të justifikoheni ju me atë që është bërë përpara. Ata u ndëshkuan me votë. Tani nuk po ndodh fare kjo punë. Ndoshta nga vjet deri sivjet mund të jetë bërë një ndryshim shumë i vogël. Ne kemi për detyrë t’i turremi qeverisë kur e ka gabim. A del ndonjëri nga ju kur jeni gabim? A nuk e keni dalluar ju që funksionarët publikë e kanë zgjatur dorën më shumë se duhet te paratë e qytetarëve. Na takon ne që të rishikojmë pozicionet tona për të goditur deri në fund këtë pjesë që nuk është më në qeverisje. Një pjesë janë burgjeve, po të kishim drejtësi më të mirë do ishin edhe një pjesë tjetër më e madhe”, tha kreu i LZHK-së.

“Zyrtarët po e zgjasin shumë dorën te xhepat e qytetarëve”, Shehi: Qeveria s’e sheh, por po të ishte drejtësia më e mirë do ishin në burg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook