Vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, para selisë së Partisë Demokratike janë grumbulluar jo pak njerëz.
Siç shihet në videon që sjell gazetari Osman Stafa në redaksinë e “BalkanWeb”, i gjithë oborri i selisë blu është mbushur me makina dhe njerëz, të cilët presin orën 19:00 për të vërshuar drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, grupe të tjera njerëzish i janë drejtuar Kryeministrisë nga të gjitha anët e vendit.
Arena e Lajmit