Mungesë e rëndësishme për Rejën/ Futbollisti kuqezi nuk ia del, largohet nga grumbullimi

Odise Roshi është larguar nga grumbullimi me ekipin Kombëtar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për 2 sfidat e muajit qershor ndaj Izraelit dhe Estonisë. Fieraku po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur, teksa stafi teknik, duke parë gjenden dhe pamundësinë e futbollistit ka vendosur ta lerë të lirë të largohet nga ky grumbullim.

roshi

Në këtë mënyrë 31-vjeçari do të bashkohet me familjen për të nisur pushimet dhe për t’u rikthyer më pas me klubin e tij në korrik, për përgatitjet për sezonin e ri.

Kombetarja

Ndeshja e radhës, për Shqipërinë do të jetë të premten në mbrëmje në “Air Albania”, përballë Izraelit. Mungesa e Roshit, është një minus i madh për trajnerin Reja, për sa i përket alternativave në krah.

PANORAMASPORT.A


Loading…

Mungesë e rëndësishme për Rejën/ Futbollisti kuqezi nuk ia del, largohet nga grumbullimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook