“Çështja e inceneratorëve ju shqetëson më shumë nga të gjitha”, Duma thumbon qeverinë: Tani keni hallin se kush do të jetë i radhës që do ‘ta hajë’

Duma

Deputetja e PD Grida Duma ka thumbuar maxhorancës nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se ata kanë hall mbi hall, por ajo që i shqetëson më shumë, është çështja e inceneratorëve.

“Sa herë keni dalë në këtë foltore, në 90% të rasteve keni folur se ne kemi një hall… në shkencat e psikologjisë, ai që ka më shumë hall flet për hallet e të tjerëve. Në fakt ju keni hall mbi hall, sepse të gjitha shembujt që dhatë, dhe këto koncesionet e shëndetësisë, është hall mbi hall, por më i madh është ajo çështja e inceneratorëve. Këtu po vihet vetëm një bast, kush është i radhës që do ‘ta hajë’, ky është hall. Vonon, por nuk harron e vërteta”, tha ajo.

 

 

“Çështja e inceneratorëve ju shqetëson më shumë nga të gjitha”, Duma thumbon qeverinë: Tani keni hallin se kush do të jetë i radhës që do ‘ta hajë’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook