Statistikat/ Izraeli, shteti që ka marrë pjesë në 3 konfederata futboll. Ja çfarë duhet të dini për kundërshtarin e Shqipërisë

Futbolli ka një traditë të gjatë në Izrael pasi fillimisht u prezantua gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Ndërkohë, Shoqata Palestineze e Futbollit u formua në gusht 1928 dhe iu bashkua FIFA-s një vit më vonë, në qershor 1929. Në atë kohë shoqata përbëhej nga klube arabe, hebreje dhe klube që përfaqësonin policët dhe ushtarët britanikë që shërbenin në rajon gjatë sundimit britanik në periudhën midis Luftës së Parë Botërore dhe krijimit të shtetit të Izraelit në 1948.

Izrael

Kombëtarja izraelite bëri debutimin e saj kundër Kajros (Egjipt) në kualifikueset e Kupës së Botës 1934, duke humbur 0-5. Skuadra luajti 5 sfida ndërkombëtare dhe gjatë këtyre pesë ndeshjeve, kombëtarja futi në fushë vetëm lojtarë hebrenj. Tri himne u luajtën para çdo ndeshjeje, britaniku “God save the king”, hebreu “Hatikvah” dhe himni i ekipit kundërshtar. Në vitin 1948 ekipi u bë zyrtarisht ekipi kombëtar i futbollit të shtetit të Izraelit.

PËRJASHTIMI I IZRAELIT NGA AZIA – Izraeli ishte një nga anëtarët themelues të Konfederatës Aziatike të Futbollit. Për shkak të bojkotit të Izraelit në Ligën Arabe, disa vende myslimane refuzuan të luanin kundër Izraelit. Situata politike arriti kulmin kur Izraeli fitoi fazën kualifikuese të Kupës së Botës 1958 për Azinë dhe Afrikën pa luajtur asnjë lojë të vetme, duke detyruar FIFA-n të caktonte një “play off” midis Izraelit dhe Uellsit për të siguruar që skuadra të mos kualifikohej pa luajtur të paktën një ndeshje (të cilën Uellsi e fitoi).

Në vitin 1964 Izraeli priti Lojërat Aziatike dhe i fitoi ato. Ndërkohë, në vitin 1969 Izraeli u kualifikua në Kupën e Botës për herë të parë dhe të vetme. Izraeli garoi në Konfederatën e Futbollit Aziatik midis viteve 1954 dhe 1974. Në 1974, ata u përjashtuan nga garat e Azisë, me kërkesën e Kuvajtit, i cili u miratua me një votim: 17 pro, 13 kundër dhe 6 abstenime. Ata kaluan disa vite duke u përpjekur të kualifikoheshin nga organe kontinentale si Oqeania, përpara se t’i bashkoheshin zyrtarisht UEFA-s.

PJESË E UEFA-s – 20 vite pasi ata lanë Azinë, Izraeli bëhet pjesë e UEFA-s në vitin 1994 dhe që atëherë i është afruar disa herë kualifikimit në Europian e në Botëror, por nuk ia ka arritur t’ia dalë.

izrael5

Aktualisht vlera e kombëtares izraelite është 51.55 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë është Monor Solomon, i cili luan te Shahjtori, ndërkohë që në renditjen e FIFA-s ata janë në vendin e 73-të dhe mosha mesatare e lojtarëve është 25.6 vjeç. Shiritin e kapitenit e mban Elis Dasa i Viteshes.

Arena e Lajmit


Loading…

Statistikat/ Izraeli, shteti që ka marrë pjesë në 3 konfederata futboll. Ja çfarë duhet të dini për kundërshtarin e Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook