Nuk kanë fund çmenduritë në futboll! Një ekip amator i quajtur Matiasi FC duhej të fitonte me 18 gola për t’u ngjitur në kategorinë e dytë të Afrikës së Jugut, por përfundoi duke fituar 59-1, me 41 autogola nga kundërshtarët e tyre, teksa ky fakt nuk kërkoi një hetim të detajuar për të kuptuar se ndeshja ishte e turkuar dhe kjo gjë iu ka kushtuar shtrenjtë.
Ekipi në Matias FC, ishte në vendin e tretë në renditje me një diferencë golash shumë më të ulët se dy të parët dhe vetëm një fitore me goleadë mund t’u kishte dhënë atyre një shans për t’u ngjitur një kategori më lartë.
Ata kishin nevojë për një fitore me 18 gola diferencë, por ndeshja kundër Nsami Mighti Birds doli jashtë kontrollit dhe përfundoi 59-1 me 41 autogola. Autoritetet mbikëqyrëse të futbollit të vendit afrikan hetuan ndeshjen dhe arritën në përfundimin se ishte qartësisht trukim ndeshjesh, duke përjashtuan përjetësisht 2 ekipet.
Arena e Lajmit
Loading…