Procesi për zgjedhjen e Presidentit/ “Distanca të jetë 7 ditë”, PD kundër raundit të parë në 10 maj: Ja kur duhet të mbahet

Whatsapp Image 2022 05 04 At 1.01.56 Pm

Që në nisje të Konferencës së Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj në emër të grupit të demokratëve deklaroi se ishte kundër faktit që në 10 maj të mbahej raundi i parë i bisedimeve për zgjedhjen e presidentit, e propozuar nga PS.

Sipas tij ky proces duhet të nisë më 24 maj.

“Të caktohet dhe të procedohet me fillimin e procedurave për presidentin e ri dhe për caktimin e raundit të parë. Unë do kisha këto sugjerime. Së pari; përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces, duke qenë si detyrim kushtetues dhe edhe ndaj publikut, shqiptarëve, detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Propozimi juaj është që sot data 4 maj, të konsiderohet si momenti kohor i fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, dhe për rrjedhojë të jetë data 10, data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Do të doja t’ju vija në dijeni juve se përse. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është proces që duhet të jetë në shërbim të publikut. Është proces që zhvillohet për shkak të parashikimeve kushtuese, që zhvillohet trendi politikës, por duhet ti shërbeje publikut. Duhet të bëjmë zgjedhjet tona që publiku të jetë i mirinformuar. Për këtë arsye unë sugjeroj që si datë, si moment i shartimit të procesit në 24 maj. Besoj që do të duhet ta krijojmë këtë traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve që i vijnë duke respektuar gjithmonë afatet Kushtetuese. Afati i fundit është 24 maj. Kushtetuta thotë që procesi do të duhet të thuhet të fillojë së paku në 24 maj.”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Enkelejd Alibeaj, u shpreh se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Ai më tha se raundet e votimit duhet të kenë një distancë prej shtatë ditësh.

“Besoj që do të duhet ta krijojmë këtë traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve që i vijnë duke respektuar gjithmonë afatet Kushtetuese. Afati i fundit është 24 maj. Kushtetuta thotë që procesi do të duhet të thuhet të fillojë së paku në  24 maj. Afati i fundit para të cilit do të duhet të fillojë proceduara e zgjedhjes së presidentit është 24 maj. Ne i kemi lënë tashmë kohë.  Momenti i startimit të këtij procesi do të duhet të jetë po kaq solemn. Tradita parlamentare do të duhet të jetë e tillë. Pra ka një çështje që asnjëherë nuk ka qenë e qartësuar. Për publikun për forcat politike për forcat e tjera të shoqërisë e dinë mirë se ku fillon angazhimi i të gjitha energjive. Ky do të ishte një test sinqeriteti për të kuptuar nëse do të jetë i njëanshme apo gjithëpërfshirës. Unë kam parë propozimin e PS dhe propozoj që të jemi korrektë dhe për të gjitha rastet të ketë distancën maksimale kohore prej 7 ditësh, Ky është detyrimi i yni që procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës, është një proces që kërkon të ketë një kohë maksimale. Midis nesh të vendosim që të gjitha raundet të kenë distancë kohore prej 7 ditësh. Sot teksa jemi në start të këtij procesi duhet t’i themi disa gjëra. Këto janë edhe sugjerimet që unë kam lidhur me rëndin e ditë”, tha ndër të tjera ai.

Procesi për zgjedhjen e Presidentit/ “Distanca të jetë 7 ditë”, PD kundër raundit të parë në 10 maj: Ja kur duhet të mbahet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook