“Është koha për besë a besë”, aktivisti: Çohu shqiptar! Vëllai e shoku të ikën në emigrim, lëre kafen dhe plazhin, mos kini frikë!

Kalaja

Aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja ka qenë i dyti që ka marrë fjalën në podiumin para kryeministrisë gjatë protestës së opozitës që ka nisur prej orës 19:00.

Ai i ka bërë apel shqiptarëve që të ngrihen në protestë anembanë dhe të mos shohin sesi prej shtëpi, i largohen në emigrim vëllezërit e motrat e tyre.

“Sot është dta për të nisur një betejë kundër shpopullimit të atdheut. E keqja që ka ardhur në pushtet ka tërhequr të gjitha të këqijat e shoqerisë. Është dita për një besë a besë. Sa e vështirë për ty për të lënë filxhanin e kafesë. Ndalu shiko veten se vëllai dhe shoku yt kanë ikur nga sytë këmbët të kanë lënë vetëm. Edhe për ty që rrit sot shtrirë dhe ke detin përballë, por kurrë nuk do përjetosh atë që po përjetoj unë tani me këta oqean shqiptarësh. Nga ky popull ujk që s’ka nevojë për bari por të shqyen për të drejtat e veta. Çohu pra, edhe ty po të presim që flet për frikën nga luani kur ne po na shqyejnë hienat. Koha ka ardhur për ty demokrat që ke rënë në disfatë, guximi jot duhet ta vrasë frikën. Çohuni demokratë, e shqiptarë. Koha na thërret për të mos mëkatuar se ata që heshtin kur duhet protestuar kthehen nga burra në burracak. Kurrë nuk mund të jetojmë në një kohë që të mos protestojmë ndaj të këqijqave. Kur një populli nuk i pëlqen qeveria, nuk ikën populli por qeveria. Një patriot është më i fortë se 10 policë”, tha Kalaja.

“Është koha për besë a besë”, aktivisti: Çohu shqiptar! Vëllai e shoku të ikën në emigrim, lëre kafen dhe plazhin, mos kini frikë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook