Champions, Shehi do në skuadër 25… ushtarë/ Bardheblutë mendojnë për…

Orges Shehi nuk kërkon një skuadër të madhe. Trajneri u ka bërë me dije drejtuesve të Tiranës se në skuadër këtë sezon dhe gjatë Champions-it dëshiron e shumta 25 lojtarë, për të mos thënë edhe më pak.

SHEHI

Një vendim i tillë është marrë nga Shehi për faktin që të ketë një grup më të kontrolluar futbollistësh. Nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme ekipi ishte i mbipopulluar, por në Turqi, me shumë mundësi, numri nuk do të kalojë 25 lojtarët.

STËRVITJA – Për sa i përket stërvitjes, dje u bashkua me skuadrën edhe Zhoselin Behiratçe, ndërsa edhe shumë lojtarë nga moshat. Shehi sërish foli gjatë me skuadrën dhe më pas nisi stërvitjen me grupin. Siç dihet, skuadra ka disa mungesa me Seferin, Bekajn, Ismajlgecin që janë tek ekipet përfaqësuese.

Për sa i përket merkatos, vazhdon dilema e emrave. Dihet që skuadra ka arritur marrëveshjen me një sulmues, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por dihet që është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Nga ana tjetër, po shihet me urgjencë për një mbrojtës. Shehi kërkon me ngulm që të zëvendësohen lojtarët e larguar në prapavijë.

SHEHI

MIQËSORET – Gjatë qëndrimit në Turqi, Tirana pritet të zhvillojë edhe tri miqësore. Trajneri Orges Shehi kërkon që skuadra të jetë në formë dhe të tregojë vlerat në fushë.

Me tri miqësoret Tirana kolaudohet në prag të sfidave europiane. Nga ana tjetër, bardheblutë kërkojnë që të gjejnë edhe një miqësore këto ditë në Shqipëri, por asnjëra skuadër nuk ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Skuadra pritet të niset ditën e hënë. Në Turqi do të udhëtojë edhe autobusi i skuadrës që të jetë në gatishmëri të skuadrës.

SHORTI – UEFA do të organizojë më 14 qershor shortin për Champions League. Bardheblutë si asnjëherë tjetër do të jenë të pranishëm në këtë eveniment. Tirana e nis aventurën në turin e parë të Champions-it. Nëse Tirana ia del të shkojë në fazën e grupeve, atëherë ajo ka mundësi që të ndërtojë një cikël.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Champions, Shehi do në skuadër 25… ushtarë/ Bardheblutë mendojnë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook