Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 114 vota pro, protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.
Vendimi i parlamentit është pritur me duartrokitje nga deputetët në sallë, ku ishte e pranishme dhe ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad. Ajo e ka përshëndetur miratimin dhe ka falënderuar deputetët me dorën në zemër.