Mbyllet Kategoria e Dytë, ja çfarë ndodh me finalet e “play off” dhe “play out”

Luzi 2008 dhe Flamurtari ngjiten direkt në Kategorinë e Parë; Mes dy ekipeve do të luhet këtë të diel një ndeshje finale për të përcaktuar kampionen e Kategorisë së Dytë, që merr një shpërblim prej 20 milionë lekësh të vjetër nga FSHF-ja (stadiumi dhe ora ende s’janë përcaktuar). 

 

luzi

* Skuadrat e renditura në vendet 2, 3, 4 dhe 5 të grupeve A dhe B do të zhvillojnë ndeshje “play off”-i me sistem eliminimi brenda grupit përkatës sipas skemës së përcaktuar: 2- 5 dhe 3-4 (Grupi A: Oriku-Murlani dhe Veleçiku-Gramshi; Grupi B: Labëria-Albpetroli dhe Devolli-Sopoti). Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në finale. Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja. Më pas, vendi i 11-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off”-i me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Ndërsa vendi i 12-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off”-i me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

* Klosi, Internacionali, Përmeti dhe Këlcyra rrëzohen direkt në Kategorinë e Tretë.

* Ada e Velipojës dhe Gramozi i Ersekës do të luajnë këtë fundjavë një ndeshje shtesë për qëndrimin në Kategorinë e Dytë (dita, stadiumi dhe ora ende nuk janë përcaktuar nga FSHF-ja). Ekipi fitues do të qëndrojë në të Dytën, ndërsa humbësi do të zhvillojë një ndeshje finale me vendin e tretë të Kategorisë së Tretë (Delvinën ose Valbonën). Deri më tani ka siguruar ngjitjen në të Dytën nga e Treta klubi AF Elbasani.

grupi a

grupi b

Arena e Lajmit


Mbyllet Kategoria e Dytë, ja çfarë ndodh me finalet e “play off” dhe “play out”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook