“Kush prek sovranitetin e Suedi-Finlandë, prek edhe Shqipërinë”! Pandeli Majko mbyll seancën me “kërcënim”: Rusia po shkatërron…

Majko

Deputeti socialist, Pandeli Majko, foli me tone të ashpra në fund të seancës plenare, në lidhje me miratimin e protokolleve të NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.

Ish-kryeministri Majko tha se ky është një akt solidaritet që tregon se kush prek sovranitetin e tyre ka prekur edhe Shqipërinë.

“Dua të bëj një koment të shkurtër. Mendoj se akti i sotëm i parlamentit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk është vetëm moment kolektiv, por akt i mirëfilltë solidariteti. Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërisë.

Federata ruse po shkatërron ligjin ndërkombëtar. Ky moment kolektiv i të qëndruarit bashkë na bën edhe më të fortë. Me këtë pohim të sotëm me gjithë polarizimin politik vendimi i përbashkët është një gjest kuptimplotë dhe i rëndësishëm që ripohon qëndrimet e politikës shqiptare si anëtare e NATO-s. Ky është një nga aktet më të rëndësishme që ky parlament ka marrë sot”, tha Majko.

Arena e Lajmit

“Kush prek sovranitetin e Suedi-Finlandë, prek edhe Shqipërinë”! Pandeli Majko mbyll seancën me “kërcënim”: Rusia po shkatërron…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook