Marota përkëdhel Inzagin, sjell Asllanin dhe bllokon Bastonin/ Synohen edhe 2 futbollistë të tjerë

Interi është vendosur në qendër të ndryshimeve pasi si merkatoja hyrëse dhe ajo dalëse priten më se aktive. Ditën e djeshme në selinë zikaltër ka qenë Simone Inzagi, i cili, përveçse ka biseduar për rinovimin e kontratës së tij deri në 2024, që pritet të jetë zyrtar në javët e ardhshme, ka marrë mbi të gjitha siguri nga klubi për të ardhmen.

INZAGI MAROTA

Një ndër temat më të rëndësishme ka qenë e ardhmja e Alesandro Bastonit, për të cilin klubi i ka premtuar trajnerit se do të qëndrojë. Me mbrojtësin të sigurt, radha u ka kaluar dëshirave të Inzagit, me më të madhen prej tyre që mban emrin e Kristjan Asllanit, bisedimet për të cilin janë në rrugën e duhur. Mesfushori i Kombëtares është projektuar të jetë pasardhësi i Brozoviçit, por më shumë akoma në Milano e duan për atë që mund të ofrojë në të ardhmen.

Kur është vetëm 20 vjeç, lojtari i Empolit ka të gjithë teknikën dhe e nevojshme dhe mundësinë për t’u rritur edhe më, shtuar këtu faktin që ka treguar se mund ta përballojë presionin si pak të tjerë. Ndërsa vetë elbasanasi ka dhënë miratimin e tij për transferimin tek Interi, brenda pak ditësh pritet të vijë edhe marrëveshja me Empolin, që ka marrë kohë për të formuluar kërkesat. Zikaltrit duan të përfshijnë një nga të rinjtë për të mbërritur në 15 milionë eurot që kërkon Empoli, por vendimi u takon pikërisht këtyre të fundit.

BELANOVA-EDERSON – Raul Belanova është një nga të preferuarit e zikaltërve për krahun e djathtë. Për 22- vjeçarin e Kaljarit ka një diferencë rreth 2 milionë euro mes klubeve pas uljes së pretendimeve të sardëve në 10 të tilla. Marota nuk ka hezituar të takojë presidentin Xhulini, që tani ka në dorë të ardhmen e italianit.

Por ndërsa Belanova mund të sigurojë një fanellë titullari, sidomos nëse Dumfris lë Interin, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Edersonin, mesfushorin e Salernitanës. Për 22-vjeçarin Interi ka formuluar një ofertë prej 21 milionë eurosh, ashtu siç ka konfirmuar vetë drejtori sportiv, Mauricio Milan. “Po bisedojmë me Interin dhe me Atalantën, por mund t’ju siguroj se Ederson vlen më shumë se 20 milionë euro”, ka pohuar Milan, duke ndezur kështu konkurrencën për brazilianin.

Përgatiti: NISLI GJINI  – Arena e Lajmit

 


Loading…

Marota përkëdhel Inzagin, sjell Asllanin dhe bllokon Bastonin/ Synohen edhe 2 futbollistë të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook