VIDEO/ “Ne nuk veprojmë në pabesi”, Berisha-Ramës: Kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh! Me forcën e idealeve tona të lirisë, thërrmojmë çdo bunker

Berisha Ok (5)

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka deklaruar nga protesta e opozitës kryeministrit Edi Rama se janë armiq. Sipas tij, Rama do pushtetin për t’u pasuruar vetë dhe varfëruar qytetarët, kurse ai dhe qytetarët n♪7 bulevard për t’i bërë shqiptarët e lirë.

“Sot unë me këta djem, burra e vajza, kemi ideal lirinë. Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin, e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë që janë sot këtu, lirinë e duam për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin. Edi Rama ne jemi armiq, sot ti ia ke mbath, gabim ke bërë. Sot ti ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh. Së dyti, mos harro se me forcën e idealeve tona të lirisë ne thërrmojmë çdo bunker, ne shpojmë çdo blind, asgjë nuk na ndal ne në përpjekjen tonë për liri”, tha Berisha.

VIDEO/ “Ne nuk veprojmë në pabesi”, Berisha-Ramës: Kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh! Me forcën e idealeve tona të lirisë, thërrmojmë çdo bunker

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook