U sulmua nga grabitësit, futbollisti i njohur rrëfen tmerrin: Jemi të frikësuar

Mbrojtësi i Realit, Dani Karvahal, është i fundit ndër lojtarët e La Ligës që është sulmuar nga grabitësit. Për fat, sistemi i alarmit në shtëpinë e tij ka funksionuar dhe ai e familja e tij ia kanë hedhur paq, por duke folur për mediat spanjolle, mbrojtësi spanjoll ka treguar se familja e tij ndihet e rrezikuar dhe frikësuar pas ngjarjes.

202291151353862CK

“Di që ishin tre grabitës dhe tentuan të futeshin në shtëpi, por për fat ra sistemi i alarmit. Pavarësisht kësaj, ishte një ndjesi e frikshme. Falë Zotit gjithçka shkoi paq dhe ne nuk ishim në shtëpi. Por, edhe tani familja ime është e shqetësuar, ndihet e frikësuar dhe e pasigurt”, ka thënë Karvahal. Tentativa për grabitje në shtëpinë e mbrojtësit të Realit ka ardhur vetëm pak ditë pas grabitjes së shtëpisë së Obamejangut.

U sulmua nga grabitësit, futbollisti i njohur rrëfen tmerrin: Jemi të frikësuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook