“Berisha e  tregoi në 6 mars se pa parti dhe logo ka popullin me vete”, Duma: Fryma fitoi, për bashkimin e PD ka kohë, ja ç’më thanë ndërkombëtarët për impaktin e tij

Htrhkj

Deputetja e Partisë Demokratike ka sqaruar në emisionin “Open” arsyet e pjesëmarrjes në protestën e opozitës, në një kohë kur shihej si një nga emrat që ishte rreshtuar si asnjëanëse në përplasjet e brendshme në selinë blu.

Duma shpjegoi se protesta tregoi frymë dhe vlerësoi lëvizjen e Berishës, duke theksuar se verdikti u dha në 6 mars, ku kreu i PD pa logo dhe pa emër partie me vete i sfidoi të gjithë duke marrë popullin opozitar me vete.

DISKUTIMI

Grida Duma: Unë mendoj që është një pikëpyetje e madhe dhe nuk është aq e thjeshtë dhe vetë Berisha e di këtë pikëpyetje. Mbetet ta shikojmë në vijim, për 1 vit kemi zgjedhjet lokale. Aty nuk do na prevalojë testi është Berisha apo jo, por a kemi kandidatët më të mirë. Krizat e mëdha kërkojnë kohën e vetë dhe stabilizimin e faktorëve të vetë. Dhe PD nuk është parti pa elitën e vetë, ndaj elita e vetë do bëjë më të mirën.

Nuk kanë asnjë dyshim ndërkombëtarët për peshën që ka Berisha. Në bisedat e mia me to kanë treguar se dinë impaktin dhe peshën që ka Berisha në historinë e Shqipërisë. Çështja nuk është për impakt por për zgjerim. Ai në 6 mars pa logo por me frymën e tij e mori popullin me vete. Dhe këtë unë ja njoh Sali Berishës.

Eni Vasili: A do t’ia njohin ndërkombëtarët është pyetja?

Grida Duma: Mendoj se do ketë një rrugëzgjidhje. Dhe mendoj se çështjet që ka Berisha me SHBA-të nuk janë politike, por kanë thënë se është për korrupsionin, por ne duhet t’i shohim këto dosje që ata thonë se kanë.

Eni Vasili: Çfarë nënkuptoni me rrugëzgjidhje?

Grida Duma: Unë mendoj se të gjitha çështjet e zgjidhjes i takojnë Berishës. Njëherë duke zgjidhur dinjitetin e tij, më pas të frymës së PD dhe besoj se i takon atij për të gjetur një zgjidhje. Por besoj se elita e PD pavarësisht diversioneve duhet të mblidhet dhe të krijojë një strategji për të sjellë PD në pushtet. Çështja e personaleve ka ikur më 6 mars dhe tani është çështje e partisë.

Artur Zheji: Urime, urime për paqen dhe bashkimin e PD!

Grida Duma: Kanë ndodhur disa gjëra por frymë ka pasur. Fryma ka fituar po për bashkimin ka rrugë deri atje.

Julian Zyla: Për atë që tha, betejat elektorale shfaqen më herët se Berisha të ketë sqaruar dinjitetin personal se politika nuk pret momentet ideale të një partie por ka konjukturat dhe betejat e saj, ndaj si do të ndikojë çështja e dinjitetit të Berishës në zgjedhjet lokale?

Grida Duma: Atë ju thashë Julian. Për mua zgjedhjet lokale na japin një bazament për shëndoshjen e PD-së, se nuk diskutohet që do e tejkalojmë numrin e pritshëm të bashkive që do marrim. Nuk ka diskutim që do të marrim numrin më të madh të bashkive. Me të vërtetë unë mendoj se zgjidhja që do vijë nga terreni i bashkive do t’i japë oksigjen edhe hierarkisë më të lartë të partisë. Do thërrasë nevoja për këto zgjedhje.

“Berisha e  tregoi në 6 mars se pa parti dhe logo ka popullin me vete”, Duma: Fryma fitoi, për bashkimin e PD ka kohë, ja ç’më thanë ndërkombëtarët për impaktin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook