Juljan Shehu largohet nga Laçi dhe do të vijojë karrierën në Superligën e Polonisë (Ekstraklasa).
“Panorama Sport”zbulon ekskluzivisht se mesfushori i Laçit do të firmosë në orët në vijim me klubin Vidzev Lodz. Shehu është 23-vjeç dhe prej katër sezonesh radhazi luan në Superiore, fillimisht me Kastriotin dhe në tri vitet e fundit me Laçin.
Në kampionat me kurbinasit ka luajtur 98 ndeshje dhe ka realizuar 9 gola. Mesfushori ikën nga Laçi me parametra zero, ashtu siç ndodhi edhe me Ardit Deliun, që do të vijojë karrierën në Letoni.
Skuadra e re e Shehut, Vidzev Lodz, është rikthyer këtë sezon në elitën e futbollit polak.
Interesant është fakti se ky ekip në sezonin 2020-2021 u drejtua nga trajneri shqiptar, Enkeleid Dobi (ish-sulmues i Kombëtares dhe Teutës).
Arena e Lajmit
Loading…